Overview
Overview
PROGRAMI I PËRGJITHSHËM I KURSIT
Qëllimet e përgjithshme të kursit
Qëllimi kryesor i aftësimit për “Zdrukthëtarë/e”, niveli 4 i KKK, është zhvillimi i personalitetit të kandidatëve për t’u përfshirë në një shoqëri demokratike si qytetarë aktiv dhe kompetent, si dhe për t’u angazhuar me sukses në tregun e punës gjithnjë në ndryshim. Sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi janë dhe zhvillimi i ndjenjës së vet-besimit te kandidatët, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale. Për të realizuar këto qëllime, është e nevojshme që qendra e kompetencës t’u krijojë kandidatëve:
- Mundësi të përshtatshme për të nxënë pavarësisht nga gjinia, raca, etniteti dhe aftësitë fizike e mendore;
- Mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet/vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e aftësimit profesional të mëtejshëm;
- Kushte për të njohur dhe zbatuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, rregullat e mbrojtjes në punë dhe të ruajtjes së mjedisit, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
- Kushte për t’u njohur me teknologjitë dhe proceset e punës aktuale e të perspektivës, në sektorin e përpunimit të drurit për Zdrukthëtarë;
- Lehtësi për të kuptuarit e mjedisit shoqëror dhe ekonomik, lokal, kombëtar dhe rajonal, si dhe për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në këtë mjedis.
- Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe vlerat morale;
- Kushte për t’u zhvilluar psiqikisht, emocionalisht dhe fizikisht, për të përballuar sfidat dhe vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale.
- Kushte për tu vlerësuar drejt dhe me realizëm në lidhje me potencialin dhe arritjet e tyre;
- Mbështetje për të marrë përgjegjësi në procesin e zhvillimit të tyre të vazhdueshëm personal dhe profesional.
- Mbështetje për të zhvilluar format e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë nëpërmjet përvojës së punës praktike.
- Mundësi për t’u njohur me zhvillimet perspektive të profesionit të tyre, të para këto në kontekstet e integrimit rajonal dhe Evropian.
Në fund të kursit për “Zdrukthëtarë” kandidati do të jetë në gjendje të:
- Përgatitet për vendin e punës;
- Kryej prerjen e materialeve drusore me makina dore;
- Kryej frezimin dhe dekorimin me makina dore;
- Kryej zumparimin e materialeve drusore;
- Kryej prerjen e drurit me makina statike;
- Kryej rrafshimin, frezimi dhe torrnimi me makina statike;
Kryej programimin e makinave CNC;
- Operoj me makina CNC;
- Kryej montimin e produkteve finale drusore;
- Realizoj shërbime zdrukthëtarie ambulantive/mobile;
- Kryej punët administrative dhe komerciale në zdrukthëtari ;
- Siguroj mbrojtje në punë dhe ruajtje të mjedisit.
PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I KURSIT
Grupi i synuar për tu përfshirë në këtë kurs, Duke marrë parasysh karakteristikat e profesionit, ky kurs përfshin kandidatët mbi 16 vjeç.
Kategoritë më të mundshme që do të ndjekin kursin janë:
- Të rinjtë e të dy gjinive me arsim të përfunduar detyrueshëm (të shkollës fillore).
- Të rinjtë, meshkuj dhe femra, me arsim të mesëm të përfunduar.
- Individë që tashmë zotërojnë një profesion që nuk është e nevojshme në tregun e punës.
Miratimi i Programit të Kursit
Programi i këtij kursi është miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).
Kohëzgjatja e kursit
Kursi përmban 607 orë mësimi, 1 orë mësimi është i barabartë me 45 minuta
Apliko
Course Features
- Activities Module 3
Instructor
Instructor